Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët e UÇK-së nesër shkojnë te Ali Ahmeti në Reçicë

Veteranët e UÇK-së nesër shkojnë te Ali Ahmeti në Reçicë

30 Janar – Veteranët e konfliktit të 2001, kanë kërkuar zgjidhje të problemit sa më shpejtë, sepse në të kundërtën, revolta e tyre do të përshkallëzohet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, do të takoj nesër veteranët e luftës të cilët kohë më parë protestuan para selisë së BDI-së në Tetovë.

Veteranët e konfliktit të 2001, kanë kërkuar zgjidhje të problemit sa më shpejtë, sepse në të kundërtën, revolta e tyre do të përshkallëzohet.

Ndryshe veteranëve të Kumanovës dhe Likovës, të cilët para disa ditëve shkuan në vizitë tek selia e Ali Ahmetit dhe nuk e gjetën aty- për t‘ia treguarr hallet dhe brengat me të cilat përballen, do t’iu bashkëngjiten edhe ish ushtarët e UÇK-së nga Vica e Tetovës.

“Ne veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të fshatit Vicë,Tetovë,në mbledhjen e mbajtur më 28.01.2015 në fshatin Vicë duke parë dhe analizuar gjendjen faktike të lërë pas dore të pjesës dërmuese, në të gjitha pikëpamjet e sferave të jetës, vendosëm unanimisht t’ju dalim përkrah veteranëve të UÇK-së në Likovë dhe Kumanovë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *