Home / Lajme / Botë / Vetëvritet hetuesi kryesor i tragjedisë së Parisit

Vetëvritet hetuesi kryesor i tragjedisë së Parisit

12 janar-Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruan një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfej rreth tragjedisë.Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale

Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik , ka kryer vetëvrasje.
Incidenti ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave.
Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruan një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfej rreth tragjedisë.
Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale.
Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë.
Fred është dashur që të udhëheq hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, në të cilin u vranë 12 persona. /BotaSot/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *