Home / Lajme / Maqedoni / Viti i Ri ne Shkup: 17 te lenduar ne aksidente dhe disa sulme fizike

Viti i Ri ne Shkup: 17 te lenduar ne aksidente dhe disa sulme fizike

01 Janar – Janë pranuar 56 pacientë, prej të cilëve 15 janë plagosur në aksidente trafiku, 7 në sulme fizike dhe 2 persona janë rrëzuar në borë.

Nga Qendra urgjente informojnë se mbrëmja e Vitit të Ri ka kaluar relativisht qetë.

Janë pranuar 56 pacientë, prej të cilëve 15 janë plagosur në aksidente trafiku, 7 në sulme fizike dhe 2 persona janë rrëzuar në borë.

Këtë sot e informoi mjeku Andrea Gavriloviq nga Qendra urgjente në Shkup.

Pjesa më e madhe e personave janë dërguar në mjekim shtëpiak, dy prej tyre janë transferuar në Klinikën universitare për traumatologji, ndërsa një person në atë torakale.

Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale gjatë mbrëmjes janë pranuar 52 pacientë.

Nëntë prej tyre kanë pësuar në rrahje, tre në aksidente trafiku, tre janë plagosur me fishekzjarrë dhe dy persona janë pranuar me abdomen akut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *