Home / Lajme / Maqedoni / ‘Vlerësim i korrupsoionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore’

‘Vlerësim i korrupsoionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore’

30 janar-Projekti Platformë rajonale për antikorrupsion është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e realizon Qendra për studim të demokracisë nga Bullgaria dhe partnerët e saj. Qëllimi është që të vendoset dialog me miratuesit e vendimeve në nivel rajonal dhe kombëtar, si dhe të rritet transparenca, legjimiteti dhe siguria e organizatave të shoqërisë civile.

Në kuadër të Raportit rajonal për antikorrupsion sot në Shkup do të mbahet prezantim për “Vlerësim të korrupsionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore”, i përgatitur nga iniciativa SELDI (Lidership për zhvillim dhe integritet në EJL), anëtare e së cilës është edhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Raporti është pjesë e projektit Platformë rajonale për luftë kundër korrupsionit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe pjesë e Programit të USAID-it për luftë kundër korrupsionit.
Në ngjarjen promovuese është paraparë që të kenë fjalime ushtruesi i detyrës Ambasador i SHBA-së Bart Patni dhe Martin Klauke udhëheqës për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian.

Daniella Mineva, hulumtuese në Qendrën për studim të demokracisë nga Bullgaria do ta prezantojë Raportin për vlerësim të korrupsionit në Maqedonisë, ndërsa Munir Podumlak, drejtor ekzekutiv i Partneritetit për zhvillim shoqërore nga Kroacia do të flasë për përvojat e Kroacisë në luftën kundër korrupsionit.

Projekti Platformë rajonale për antikorrupsion është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e realizon Qendra për studim të demokracisë nga Bullgaria dhe partnerët e saj. Qëllimi është që të vendoset dialog me miratuesit e vendimeve në nivel rajonal dhe kombëtar, si dhe të rritet transparenca, legjimiteti dhe siguria e organizatave të shoqërisë civile.

Programi shfrytëzon disa metoda inovative duke e përfshirë Sistemin për ndjekje të korrupsionit (SNK) i cili përdor burime të ndryshme të informatave dhe i kombinon metodat kuantitative dhe kualitative për ndjekje dhe vlerësim. SNK siguron informata të hollësishme për tipet, nivelin dhe trendet e korrupsionit. Kombet e Bashkuara (KB) e kanë pranuar SNK-në si sistem me praktika më të mira për ndjekje të korrupsionit në nivel kombëtar. /MIA/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *