Home / Lajme / Rajon / Vlorë, zbulohet një laborator paketimi lëndësh narkotike

Vlorë, zbulohet një laborator paketimi lëndësh narkotike

29 janar-Rreth 150 kg hashash është gjetur në një banesë në fshatin Mifol të Vlorës, në ambientet e shtëpisë së Agron Velaj, ku një dhomë e kësaj shtëpie shërbente si laborator, është zbuluar një sasi e konsiderueshme hashashi i cili ishte grirë dhe presohej në pako 1 kg.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, Policia e Vlorës në bashkëpunim me komisariatin e kësaj drejtorie kanë bërë të mundur zbulimin e një laboratori droge.
Rreth 150 kg hashash është gjetur në një banesë në fshatin Mifol të Vlorës, në ambientet e shtëpisë së Agron Velaj, ku një dhomë e kësaj shtëpie shërbente si laborator, është zbuluar një sasi e konsiderueshme hashashi i cili ishte grirë dhe presohej në pako 1 kg.

Në vëndngjarje policia ka sekuestruar dhe disa pajisje të cilat shërbenin për presimin e drogës, një pres, natriban, peshore etj., sende të cilat shërbenin për presim dhe paketim.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i shtëpisë, Agron Velaj. Po ashtu, policia ka sekuestruar dhe automjetin e Velajt, i cili në momentin që është afruar policia e ka braktisur atë duke u larguar.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim dhe Luan Velajn, kushëririn e tij i cili është larguar duke përfituar nga errësira. Po ashtu, një person i tretë i paidentifikuar është shpallur në kërkim.

Policia së bashku me Prokurorinë kanë marrë në pyetje dhe pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët ndodheshin në banesë në momentin e gjetjes së drogës.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *