Home / Lajme / Maqedoni / VMRO dhe BDI nuk siguruan 82 votat për ndryshimin e Kushtetutës

VMRO dhe BDI nuk siguruan 82 votat për ndryshimin e Kushtetutës

24 janar – Shumica parlamentare nuk arriti ti sigurojë 82 vota për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

Shumica parlamentare nuk arriti ti sigurojë 82 vota për miratimin e amendamenteve kushtetuese. Tre deputetët “e padëgjueshëm” të BDI-së, Hazbi Lika, Zulfi Adili dhe Xhevat Ademi, të paktën deri mbrëmë mbetën në qëndrimin e tyre, kundër amendamenteve kushtetuese, pavarësisht presioneve nga kryesia e partisë.

Kuvendi vërtetoi dje të gjitha 8 amendamentet kushtetuese, por votimi me shumicë prej 2/3 nga numri u deputetëve u prolongua madje 3 herë. Së pari u kërkua pauzë, ndërsa më pas nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për punë. Tre votat e nevojshme mund të siguroheshin përmes deputeteve të pavarura Sollza Gërçeva, Ljubica Buralieva ose Roza Topuzova Karevska, të cilat morën mandatin si kandidate në listat e LSDM-së. Topuzova Karevska madje paralajmëroi tashmë se do të përkrahë një pjesë të amendamenteve.

Opsion rezerve janë deputetët e PDSH-së, të cilëve siç mësohet u është kërkuar të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse partia e Thaçit prej fillimit u shprehte kundër ndryshimeve të propozuara.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *