Home / Lajme / Maqedoni / Vollers tërheq vërejtjen për thellimin e ndarjeve mes bashkësive etnike

Vollers tërheq vërejtjen për thellimin e ndarjeve mes bashkësive etnike

15 janar-Nga ana tjetër, Uollers nënvizoi hapat që duhet të ndërmarrin autoritet për zhbllokimin e integrimeve euro-atlantike. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së emrit si dhe sundimi i të drejtës janë thelbësore për prosperitetin e vendit.

Ambasadori amerikan Poll Uollers, në fjalën e tij të fundit para largimit nga Maqedonia, shpalosi mesazhe të prera ndaj lidershipit në vend. Uollers tërhoqi vërejtjen për thellimin e ndarjeve mes bashkësive etnike, ndërkohë që theksoi se stabiliteti i Maqedonisë është në të mirë të gjithë rajonit por edhe Evropës.

“Ekziston nevoja për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Kam frikë se dy komunitetet po thellojnë ndarjet, në vend që të afrohen, prandaj është shumë e rëndësishme për Maqedoninë që ta zgjidhë këtë çështje. Qeveria por edhe opozita e partitë shqiptare duhet të punojnë së bashku sepse është problem i përgjithshëm që nuk mund të zgjidhet nga një person. Të gjithë qytetarët, është me rëndësi, që të jenë besnik dhe të punojnë për të mirën e Maqedonisë, por nga ana tjetër edhe shteti duhet të jetë besnik ndaj qytetarëve dhe të punoj për ta, në të mirë të tyre”, u shpreh Poll Uollers, ambasadori në largim i SHBA-së.

Nga ana tjetër, Uollers nënvizoi hapat që duhet të ndërmarrin autoritet për zhbllokimin e integrimeve euro-atlantike. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së emrit si dhe sundimi i të drejtës janë thelbësore për prosperitetin e vendit.

“Çelësi për të ecur drejt BE-së dhe NATO-s është zgjidhja e çështjes së emrit. Është shumë e rëndësishme që të mos dorëzoheni. E di që disa njerëz janë të shkurajuar, bëhen cinik, disa janë të shqetësuar se nuk janë në NATO dhe me të drejtë janë të shqetësuar.. Edhe ne jemi të shqetësuar. Ne duam që Maqedonia të jetë në NATO sa më shpejtë, ne do ta vazhdojmë të punojmë fuqishëm, do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në Athinë pas zgjedhjeve, por unë jam optimist se në një periudhë të ardhshme do të arrihet sukses, sepse nuk ka alternativë tjetër – kjo është e ardhmja e Maqedonisë”, deklaroi Poll Uollers, ambasadori në largim i SHBA-së.

Këto vlerësime Uollers i bëri pas takimit të lamtumirës me krye-parlamentarin Trajko Veljanovski. Ambasadori i deritanishëm amerikan Poll Uollers do të zëvendësohet nga kolegu i tij Xhes Bejli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *