Home / Lajme / Maqedoni / Vonohen ndihmat sociale dhe rrogat në Maqedoni

Vonohen ndihmat sociale dhe rrogat në Maqedoni

25 janar-Edhe në rrjetet sociale janë shprehur këto shqetësime dhe se portali Nova për këtë ka pyetur disa qytetarë të cilët kanë konfirmuar se në llogaritë e tyre bankare nuk kanë mbërritur ndihmat sociale, edhe pse janë simbolike.

Në Maqedoni rastet sociale por edhe punonjës të disa ndërmarrjeve që janë pjesë e buxhetit ankohen për vonesat e ndihmave sociale dhe rrogave.

Shqetësimi së fundi ka shpërthyer nga familjet me ndihma sociale të cilat kanë theksuar se po afron fillimi i muajit shkurt dhe se ata akoma nuk kanë pranuar ndihmat sociale.

Kjo ka ndodhur në disa komuna ku qytetarët janë grumbulluar pranë sporteleve të postës dhe pranë bankave për të verifikuar llogaritë e tyre.

Edhe në rrjetet sociale janë shprehur këto shqetësime dhe se portali Nova për këtë ka pyetur disa qytetarë të cilët kanë konfirmuar se në llogaritë e tyre bankare nuk kanë mbërritur ndihmat sociale, edhe pse janë simbolike.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale më 20 janar pas reagimeve të shumta kishte theksuar se në të njejtën ditë do të paguhen të gjitha ndihmat e mbetura sociale dhe se si arsyet për vonesat janë theksuar çështjet teknike dhe procedurale me qendrat sociale nëpër komuna.

Por, edhe rrogat e punonjësve në disa ndërmarrje gjithashtu janë duke u vonuar. Punëtorët e disa prej tyre ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale kanë shprehur shqetësime për këto vonesa.

Përveç tyre, vonesat janë vërejtur edhe për punonjësit e arsimit, të cilët ditëve të fundit kanë hyrë në grevë.

Në disa shkolla, punonjësit e arsimit kanë arritur që të marrin rrogën qysh më 24 janar dhe se ata janë shprehur të habitur se si po ndodhin këto vonesa për arsye të pabaza dhe që po dëmtojnë çdo familje.

Ndihmat sociale në Maqedoni fillojnë nga 1.800 denarë apo mbi 30 euro, për një familje dyanëtarëshe dhe duke shkuar në 4300 denarë për një familje me më shumë se tre anëtarë.

Qytetarët me asistencë sociale theksojnë se me këto para nuk mund të blejnë asgjë, dhe se të gjithë ato i kanë borxhe, për shkak të vonesave.

“Ne si familje me më shumë anëtarë i marrim mbi 2800 denarë, por edhe ato më mirë të mos i marrim, sepse me to s`mund të blesh asgjë. Tani po ndodhë edhe vonesa e tyre dhe kjo na shton shqetësimin edhe ma shumë. Në shumë muaj ashtu i marrim këto para i dorëzojmë pranë dyqaneve të ushqimit për të shlyer borxhet. Kështu është jeta jonë e përditshme”, rrëfen qytetari S.N, që pranon asistencë sociale.

Fatin e ngjajshëm e përjetojnë edhe punonjësit e disa ndërmarrjeve, që theksojnë se me pagat e tyre nuk mund të kalojnë dy javë dhe lere më një muaj. Ata theksojnë se jeta dhe standardi elementar jetësor është i shtrenjtuar dhe se ata me rrogat e tilla vështirë po mbijetojnë.

Pikërisht për shkak të kësaj situate të rënduar, punonjësit e arsimit tashmë kanë bërë një javë që kanë hyrë në grevë të përgjithshme, duke kërkuar rritjen e rrogave për 25 për qind. INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *