Home / Lajme / Rajon / Vuçiçi kundër Nikoliçit: Çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet tani

Vuçiçi kundër Nikoliçit: Çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet tani

4 janar-Kreu i qeverisë së Beogradit tha se lidhur me bisedimet që po zhvillohen në Bruksel ka interpretime të shumta, por se nuk mund ti sqarojë që të gjitha.

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se është herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe se për këtë gjë do të bisedojë vetë me Nikoliçin.

Vuçiç tha se në kushtet ku ndodhet Serbia, ajo nuk duhet të nxitohet dhe lajmëroi se shteti serb do të hyjë në BE deri në vitin 2020.

Kreu i qeverisë së Beogradit tha se lidhur me bisedimet që po zhvillohen në Bruksel ka interpretime të shumta, por se nuk mund ti sqarojë që të gjitha.

Sipas tij, Serbia po ulet në bisedime me Kosovën, duke dëshmuar se nuk është e dobët.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *