Home / Sport / Vukçeviç dhe Adili përforcojnë mbrojtjen

Vukçeviç dhe Adili përforcojnë mbrojtjen

16 janar-Mevlan Adili është më i ri në moshë dhe vjen si futbollist perspektiv. Rjedh nga shkolla e KF Shkupit, ku ishte standard në ekipin e parë që për momentin është lider i Ligës së Dytë. Adili me Shkëndijën ka firmosur kontratë për 2 vitet e ardhshme

Mbrojtësi 30 vjeçar nga Mali i Zi, Nikolla Vukçeviç dhe 21 vjeçari shkupjan Mevlan Adili i bashkohen Shkëndijës si përforcime të mbrojtjes. Vukçeviç me përvojën e tij pritet të sjellë cilësi shtesë në skuadër falë eksperiencës së tij në kampionate dhe klube të ndryshme. Ai vjen nga Lovçeni i Malit të Zi, ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës në dy periudha kohore, ndërsa ka luajtur për Kazman në Kuvajt, Etnikos Ahnan në Qipro, si dhe klubin e tij amë Buduçnost nga Podgorica. Vukçeviç ka të zhvilluar një ndeshje edhe për ekipin përfaqësues të Malit të Zi, ndërsa me Shkëndijën firmos kontratë për 6 muaj, me opsion për të vazhduar bashkëpunimin për afat më të gjatë kohor. “Më vjen mirë që kam firmosur me Shkëndijën. Unë shpresoj të arsyetoj besimin e njerëzve që më kanë sjellur këtu dhe shpresoj që me paraqitje të mira t’i ndihmoj Shkëndijës të luajë mirë në gjysmëstinorin pranveror dhe të realizojmë qëllimet e përcaktuara. Kam ndëgjuar se Shkëndija është klub shumë mirë i organizuar dhe për këtë jam bindur. Falenderoj të gjithë për ngrohtësinë me të cilën më kanë pranuar dhe unë shpresoj të arsyetoj atë besim nga ana e kryesisë, të luajmë mirë në gjysmëstinorin pranveror dhe të shënojmë rezultate të mira”, deklaroi Nikolla Vukçeviç në prezantimin e tij me fanellën ‘kuqezi’.

Mevlan Adili është më i ri në moshë dhe vjen si futbollist perspektiv. Rjedh nga shkolla e KF Shkupit, ku ishte standard në ekipin e parë që për momentin është lider i Ligës së Dytë. Adili me Shkëndijën ka firmosur kontratë për 2 vitet e ardhshme

Vukçeviç dhe Adili çojnë në 6-të numrin e përforcimeve të Shkëndijës në këtë merkato. Paraprakisht taborit ‘kuqezi’ iu bashkuan Besir Demiri, Viktor Nildo Xhufo, Stefan Ashkovski dhe Enes Azizi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *