Home / Sport / Wolfsburgu i jep leksion Bayernit në humbjen e parë

Wolfsburgu i jep leksion Bayernit në humbjen e parë

Wolfsburgu ka arritur që të dëshmojë se do të jetë pretendent për titull këtë sezon në Bundesliga pasi e ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 4-1 në VW Arena. Kjo është humbja e parë këtë sezon për bavarezët në Bundesliga.

Ndeshja filloi me dominim të plotë të vendasve, teksa Bayerni duket se ende nuk u këndell nga pushimet dhe faza e “ëmbël” përgatitore në Dubai.

Si do që të jetë, vetëm pas katër minutash lojë filloi shkëlqimi i dy lojtarëve, Kevin de Bruyne dhe Bas Dost, me këtë të fundit që hapi serinë (4′).

Wolfsburgu ishte edhe disa herë pranë golit teksa Bayerni nuk tregoi asgjë nga loja.

Në minutën e fundit të pjesës së parë pas një korneri nga një top i pranuar ishte sërish Bas Dost ai që realizoi një gol të mrekullueshëm për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u mendua që Bayerni do të kthehej, mirëpo kështu nuk u tregua nga loja.

Kevin de Bruyne me anë të një finishi fenomenal para portierit Neuer arriti që ta shtangë atë për 3-0 (53′).

Bernat u përgjigj pas dy minutash për 3-1 dhe duke kthyer një fije shprese në këtë takim për bavarezët.

Megjithatë, në minutën e 73-të ishte sërish De Bruyne ai që me një goditje fenomenale arriti ta mposhtë pa problem Neuerin për 4-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore Wolfsburgu ka 37 pikë, tetë pikë më pak se Bayerni që mban pozitën e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *