Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Nuk më ndalin dot që të publikoj ‘bombat’

Zaev: Nuk më ndalin dot që të publikoj ‘bombat’

Shkup, 31 janar – Lideri socialdemokrat Zoran Zaev tha në deklaratën e dytë për mediet maqedonase se ky aksion policor dhe akuza ndaj tij nuk do të pengojë atë që të publikojë provat kundër pushtetit.

Duke folur për portalin “Nova”, Zaev tha se ky aksion i policisë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si tentim i pushtetit për të penguar shpërthimin e “bombave” dhe daljen ne shesh të së vërtetës.

“Ky është një tentim i çmendur i pushtetit për të penguar bombat, për të mos dalë në shesh e vërteta, argumentet dhe provat për krimet e tyre. Faji i vetëm imi është se mora vesh për të gjitha këto”, tha Zaev.

Ai është rrugës nga Strumica për në Shkup, për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së partisë.

Reagon Zaev: Pushteti po tenton të pengojë zbardhjen e krimeve të tij

Ka reaguar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas lajmit se MPB do ta kallëzojë penalisht atë për spiunazh, dhunim të funksionarëve shtetërorë dhe për puç ndaj pushtetit.

Zaev tha se ky është një tentim i pushtetit për të penguar zbardhjen e kriminalitetit të tij.

“Ky është një tentim i tejdukshëm për të penguar zbardhjen e kriminalitetit të pushtetit dhe të gjithë asaj të keqe që është shkaktuar nga ky pushtet”, tha Zaev për A1on.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *