Home / Lajme / Maqedoni / Zeqiri: Me ligjin e ri shkelen të drejtat e të dhënave personale

Zeqiri: Me ligjin e ri shkelen të drejtat e të dhënave personale

9 janar-Pjesa më e madhe e bankave në vend janë të befasuara nga ndryshimet ligjore, të cilat i lejojnë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Agjencisë së Punësimit dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor, qasje në llogaritë bankare të qytetarëve të cilët paraqiten si kërkues të të drejtave të caktuara.

Ndryshohet Ligji për bankat komerciale. Bankat do t’ju japin pa kurrfarë problemi të dhënat e klientëve të vet, edhe atë zyrtarëve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencisë për Punësim dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor.Kështu parashihet në ndryshimet e Ligjit për banka që gjendet në procedurw parlamentare.Profesori universitar Izet Zeqiri, në një deklaratë për Tv Kohën komentoi sjelljen e ligjit të ri për bankat dhe xhiro llogaritë bankare.”“Kontroll të llogarive financiare të qytetareve nga shteti ( Ministria e punes dhe politikes sociale, Enti I punesimit dhe Fondi I shendetesise. Mjer ju qe jeni pa pune dhe kerkoni pune nese baba apo vllau u dergon para prej gurbeti, do ju fshijn nga enti I punesimit….nga sigurimi shendetesor. Shkelen te drejtat e te dhenave personale e drejte demokratike e qytetareve (qeverisje autokratike dhe despotike)”, tha Zeqiri per Tv Kohen.

Me ligjin e vjetër të dhënat e xhirollogarisë së klientit kanë qenë sekret i bankës dhe banka e ka pasur obligim t’a rruaj këtë sekret. Me ndryshimet e këtij ligji, parashihet që sekreti bankar mund t’ju zbulohet zyrtarëve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Agjencisë për punësim dhe Fondit për Shëndetësi për nevojat e kryerjes së obligimeve në kompetencë të tyre dhe në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *