Home / Lajme / Maqedoni / Zona të gjelbra ekonomike, për kompani që nuk ndotin

Zona të gjelbra ekonomike, për kompani që nuk ndotin

12 janar-Nga Oda Ekonomike rekomandojnë që gjatë ndryshimit të planifikuar të këtij Ligji të zbatohen vërejtjet që do të dalin nga hulumtimi, por edhe të ndiqet modeli i cili tanimë përdoret në rajon. Kjo do të thotë se ekzistojnë masa lehtësuese për ata që do të vendosin të investojnë kapital në zona të këtilla.

Njëmbëdhjetë komuna janë të interesuara për hapjen e zonave të gjelbra përmes të cilave në qytetet e tyre do të hapen vende të reja pune. Këto zona, do të mundësonin zhvillim të barabartë rajonal të shtetit përmes hapjes së kompanive të reja vendore. Nga Oda Ekonomike njoftojnë se për një gjë të tillë, nevojitet ndryshimi i ligjit për zona të gjelbra industriale. Nga Oda Ekonomike rekomandojnë që gjatë ndryshimit të planifikuar të këtij Ligji të zbatohen vërejtjet që do të dalin nga hulumtimi, por edhe të ndiqet modeli i cili tanimë përdoret në rajon. Kjo do të thotë se ekzistojnë masa lehtësuese për ata që do të vendosin të investojnë kapital në zona të këtilla.

‘Dhënie të tokës pa para ose qira minimale, mospagesë të komunaleve, infrastrukturë e ndërtuar nga pushteti lokal apo qendrorë dhe dobi tjera që mund t’i motivojnë apo tërheqin investitorët vendorë në këtë lloj të zonave’, tha Samir Latif – USAID.

Në zonat e gjelbra mund të hapen kompani industriale që nuk do të ndotin, centrale diellore, kapacitete për përpunimin e biomasës, mullinj me erë, pastaj të prodhohen prodhime organike, të bëhen riciklim e ngjashëm.alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *