Home / Lajme / Maqedoni / Zoran Zaevi dyshohet për ‘puç’ shtetëror

Zoran Zaevi dyshohet për ‘puç’ shtetëror

31 Janar – Katër persona, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev janë të dyshuar në aksionin e madh policor “Puçi”, thonë nga MPB-ja.

Katër persona, mes të cilëve edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev janë të dyshuar në aksionin e madh policor “Puçi”, thonë nga MPB-ja. Kundër Zaevit ngritet padi penale për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.

Sipas dëshmive të grumbulluara në kuadër të aksionit “Puçi”, sipas policisë, ish drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, gruaja e tij Sonja Verushevska, funksionari në Komunën e Strumicës Branko Palifrov dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dyshohen se përmes përdorimit të mjeteve kundërligjore të përgjimit dhe spiunimit, si dhe përmes kërcënimeve serioze ndaj funksionarëve shtetërore, kanë dashur të bëjnë puç dhe të sigurojnë shërbime të ndryshme.

Sipas policisë Zaevit informatat për paralajmërimet e tij për “Bombën” ia ka dhënë Zoran Verushevski.

I dyshuari i tretë, Branko Pallifov është i punësuai në Komunën e Strumicës dhe në shtëpinë e të cilit gjatë ditës së sotme policia ka kryer bastisje.

I tërë grupi pritet që të përballet me aktakuzë për shantazhim dhe trysni mbi organet shtetërore, ndërsa nga i tërë grupi deri më tani vetëm lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk është arrestuar.

Gjithnjë sipas MPB-së, është thyer tentimi për cënimin e rendit kushtetues dhe marrjen e pushtetit në mënyrë jodemokratike./Almakos

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *