Home / Lajme / Maqedoni / 34 vjeçari nga Gostivari kapet me armë në Tetovë

34 vjeçari nga Gostivari kapet me armë në Tetovë

Tetovë, 02 Shkurt – Mbrëmë rreth orës 20.00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB-Tetovë ndaluan një makinë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, njërit prej pasagjerëve të automjetit, B.B (19), është gjetur armë e tipit “Crvena Zastava”, të kalibrit 7,62 mm cili posedonte pa leje dhe më pas i është konfiskuar.

Mbrëmë rreth orës 20.00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë nga punonjësit e policisë të SPB-Tetovë ndaluan një makinë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit i drejtuar nga I.H 34-vjeçar nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ku me të ishin edhe katër persona të tjerë nga i njëjti fshat, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në xhaketën e njërit prej pasagjerëve të automjetit, B.B (19), është gjetur armë e tipit “Crvena Zastava”, të kalibrit 7,62 mm cili posedonte pa leje dhe më pas i është konfiskuar.

Pesë personat në makinë janë ndaluar dhe janë dorëzuar në stacionin e policor në Tetovë, dhe më pas janë liruar.

Janë marrë të gjitha masat për të ndriçuar rastin në fjalë, por për personin B.B do të ketë padi penale për posedim armë pa leje, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *