Home / Lajme / Maqedoni / A ka hapësirë për bashkëpunim mes LSDM-së dhe partive të tjera shqiptare?

A ka hapësirë për bashkëpunim mes LSDM-së dhe partive të tjera shqiptare?

21 Shkurt – Ish deputeti Izet Zeqiri tha për “Lajm” se kriza politike në Maqedoni, posaçërisht aferat e përgjimeve që janë bërë në masivitet në RM ku janë incizuar jo vetëm qytetarët por funksionarët e normalisht edhe partitë me iniciativa politike dëshmojnë qartë se pse nuk është krijuar hapësirë e re politike për iniciativat e reja

Funksionari i lartë i LSDM-së dhe kandidati presidencial në zgjedhjet e vitit 2014, Stevo Pendarovski, ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm me BDI-në për krijimin e një shumice të re parlamentare që do ta rrëzonte Gruevskin nga pushteti.

Ai ka lënë të kuptohet se LSDM ka humbur plotësisht besimin te BDI-ja, pas strategjisë djallëzore nga zgjedhjet e kaluara presidenciale, kur sipas interpretimit të tij, BDI ka penguar shqiptarët të dalin në zgjedhje për të siguruar fitore të Ivanovit, me një kërkesë të rrejshme për “president konsensual”.

Gazeta “Lajm” ka pyetur analistët se a është e mundur që LSDM të bëjë koalicion me partitë e tjera shqiptare, pasi BDI dhe PDSH janë subjekte të harxhuara në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe nga fakti që Pendarovski dha një deklaratë se LSDM nuk do të bashkëpunojë me BDI-ne, pasi siç ka thënë ai “asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti të pengojë shqiptarët të dalin në zgjedhje”, dhe se “është e vështirë të bashkëpunohet me ata subjekte në të ardhmen vetëm në bazë të besës së dhënë”.

Ish deputeti Izet Zeqiri tha se kriza politike në Maqedoni, posaçërisht aferat e përgjimeve që janë bërë në masovitet në RM ku janë incizuar jo vetëm qytetarët por funksionarët e normalisht edhe partitë me iniciativa politike dëshmojnë qartë se pse nuk është krijuar hapësirë e re politike për iniciativat e reja të cilat kanë ofruar programe të mirëfillta për qeverisje dhe të njëjtat kanë dështuar si rezultat i përgjimeve dhe si rezultat i presionit të marrëveshjeve të partive politike. “Bashkëpunimet do të varet nga prezantimet e ardhshme të cilat do të bëhen prej këtyre skandaleve që nëse në masë të madhe ekzistojnë dokumente, argumente se është nëpërkëmbur interesi i votuesve shqiptar mund të krijohet ndonjë hapësirë për alternativë të re”, thotë ai.

Ndërsa analisti Albert Musliu thotë se mundësia e LSDM-së të bashkëpunojë me çdo subjekt tjetër shqiptar është ekzistente, por legjitimitetin shqiptarët e japin në proces zgjedhor. “Atyre që do t’ia japin shqiptarët legjitimitetin në proces zgjedhor, pala tjetër do të jetë e obliguar të bashkëpunojë me ata, por nëse ka pasur kriminalitet gjithsesi se me atë do të merret gjyqësori. Unë tek kryetari i LSDM-së nuk pash ndonjë qëndrim për mosbashkëpunim të prerë me cilin do subjekt politik. Ne kemi pasur paralajmërime edhe prej VMRO-së që do të bashkëpunojë më këtë ose me atë. Çdo zgjedhje e vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni gjithsesi se do të iniciojë ndryshime në ligj-dhënie sepse tek ne në Maqedoni bashkëpunimi i fituesve shqiptaro-maqedon nuk është vendim politik, është vendim kushtetues juridik”, thotë Musliu për “Lajm.”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *