Home / Lajme / Maqedoni / Afera e përgjimeve-reagon Ivanov

Afera e përgjimeve-reagon Ivanov

11 shkurt-“Roli i mediave në një shoqëri demokratike është që të njoftojnë për gjithë atë që i rrënon proceset demokratike dhe për gjithë atë që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Në realizimin e këtij roli, kanë mbështetjen time të plotë”, thuhet në reagimin e presidencës.

Zhvillimet e fundit të ndërlidhura me rastin ‘Puç, si dhe me ‘bombën’ e liderit opozitarë Zoran Zaev, kanë shkaktuar reagimin e kreut të shtetit Gjorge Ivanov, nga kabineti i të cilit njoftojnë se Presidenti inkurajon organet kompetente për veprim të shpejt dhe efikas në zbardhjen e plotë të rasteve të fundit, që kanë të bëjnë me ‘bombën’ dhe ‘puçin’.

“E shprehi mbështetjen time të plotë për veprim të shpejt, efikas dhe transparent të të gjitha organeve kompetente në vërtetimin e veprimeve në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtën juridike dhe sanksionimin e kryerësve të veprave penale. Bëj thirrje që subjektet politike në shtet të jen të matura dhe të sillen me përgjegjësi, në pajtim me interesat e qytetarëve të shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojnë se përcaktimet e tyre programore, janë në interes të demokracisë në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e presidencës, për të shtuar se Maqedonia si shtet demokratik duhet patjetër të tregojë pjekuri para sfidave që janë paraqitur në shoqëri dhe se të njëjtat duhet të zgjidhen përmes rrugës institucionale.

“Roli i mediave në një shoqëri demokratike është që të njoftojnë për gjithë atë që i rrënon proceset demokratike dhe për gjithë atë që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Në realizimin e këtij roli, kanë mbështetjen time të plotë”, thuhet në reagimin e presidencës.
Mediat ndërkombëtare kanë vazhduar me trajtimin e çështjes së “Bombës” së opozitës një ditë pas publikimit të saj. Shumica e titujve që lexoheshin në faqet e “BBC-së”, “Reuters-it”, “New York Times” e të tjerë, ishin kryesisht transmetimi i akuzave të liderit të opozitës Zoran Zaev për përgjim të mbi 20 mijë personave duke përshirë këtu zyrtarë të lartë shtetëror, gazetar, udhëheqës fetarë, parti opozitare e të tjerë. Edhe Agjencia prestigjioze “France Press” publikonte një kronologji të ngjarjeve me rastin e akuzave për përgjim që prej daljes në publik të kryeministrit Nikolla Gruevski me pretendime se lideri opozitar organizon një “Puç” ndaj Qeverisë e deri tek lëshimi i bombave. Agjencitë, televizionet e gazetat e mëdha nuk harruan të përmendin edhe faktin se Maqedonia është e brishtë ndaj ngjarjeve me karakter ndëretnik për shkak të konfliktit të vitin 2001.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *