Home / Lajme / Maqedoni / Agjencia e Zbulimit i kundërpërgjigjet reagimit të BDI-së

Agjencia e Zbulimit i kundërpërgjigjet reagimit të BDI-së

4 shkurt-Në njoftim thuhet gjithashtu se Agjencia në përbërjen e saj profesionale e pasqyron përbërjen e popullatës në Maqedoni, me respektimin e përfaqësimit të gjitha bashkësive etnike dhe gjinore.

Agjencia e Zbulimit në Maqedoni ka sqaruar arsyen e largimit të zëvendësdrejtorit të deritanishëm Muhamed Ismaili, pasi që për të reagoi sot BDI, duke e akuzuar presidentin Gjorgje Ivanov.

Sipas agjencisë me ndryshimet e ligjit për sistematizimin e kësaj agjencie, nuk ekziston posti i zëvendësdrejtorit dhe se për këtë ka votuar Parlamenti.

Agjencia e Zbulimit, nëpërmjet një komunikate njofton se përpos drejtorit të këtij Institucioni, të cilin e emëron presidenti i shtetit, të gjitha vendet tjera të punës dhe shpërndarja e punëtorëve bëhen në përputhje me aktin e sistematizimit në vendet e punës në Agjencinë e Zbulimit, që e sjell drejtori me pëlqim paraprak të Qeverisë së Maqedoninë (neni 5 i ligjit për Agjencinë e Zbulimit).

Në njoftim thuhet se zv/drejtori i Agjencisë së Zbulimit nga viti 2003 deri në vitin 2015 punët i ka kryer në përputhje me sistematizimin e vjetër të vendeve të punës. Ai ishte i vendosur nga drejtori i Agjencisë, si pjesë e përbërjes profesionale të të punësuarve në Agjencinë. Në këtë njoftim thuhet se ai vend i punës edhe atëherë nuk ka qenë funksionare, me faktin që vendi i zv/drejtorit nuk ekziston në ligjin për Agjencinë e Zbulimit.

Në përputhje me aktin e ri për sistematizimin e vendeve të punës, zv/drejtori i deritanishëm, në përputhje me arsimimin e tij dhe përgatitjen profesionale, është vendosur në vend udhëheqës në Agjencinë e Zbulimit. Në njoftim thuhet gjithashtu se Agjencia në përbërjen e saj profesionale e pasqyron përbërjen e popullatës në Maqedoni, me respektimin e përfaqësimit të gjitha bashkësive etnike dhe gjinore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *