Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti nuk ndjehet i tradhtuar nga Gruevski

Ahmeti nuk ndjehet i tradhtuar nga Gruevski

11 shkurt-Ahmeti vlerëson se materialet duhet të bëhen publike për gjithë opinionin. Ndërkaq për zgjidhjen e problemit, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me ambasadorin e BE-së Aivo Orav, ai ka kërkuar përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk ndjehet i ofenduar dhe tradhtuar nga partneri i tij në koalicionin Qeverisës, Nikolla Gruevski. Duke folur për aferën ku edhe vetë ai ka qenë i përgjuar, Ahmeti tha se BDI-ja nuk e ka pranuar me emocione. Kreu i BDI-së tha se ngjarje të këtilla kanë ndodhur edhe në vende të tjera, andaj dhe nuk do të ngre padi ndaj asnjë institucioni.

“BDI punon vepron jashtë emocioneve jashtë zhgënjimeve vepron dhe punon me kokë të ftohtë, analizon studion çdo veprim dhe asnjë veprim nuk do bëhet që do i dëmtojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shqiptarë, maqedonas dhe komunitete tjera që jetojnë në këtë vend. Nuk do udhëhiqemi nga emocionet por nga arsyeja e nacionaliteti. BDI nuk do ngre padi ndaj asnjë institucioni ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në shumë vende të tjera më të përparuara se Maqedonia. BDI nuk ka asnjë shqetësim mbi ndonjë zhvillim të brendshëm”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti vlerëson se materialet duhet të bëhen publike për gjithë opinionin. Ndërkaq për zgjidhjen e problemit, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me ambasadorin e BE-së Aivo Orav, ai ka kërkuar përfshirjen e faktorit ndërkombëtarë.

“Apeloj gjithçka çka ka përderisa opinioni dhe ju jeni aq kureshtar le të dalin në opinion le të dihet gjithçka qoftë për institucion qoftë për individ. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një komision politik dhe ekspert të fushës me qëllim që ky proces të fitojë kredibilitet dhe besueshmëri te të gjithaq qytetarët dhe të heq këtë dyshim mbi zhvillimet dhe mbi trajtimin e këtij procesi”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *