Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Brukseli të ndërhyjë për përgjimet

Ahmeti:Brukseli të ndërhyjë për përgjimet

13 shkurt-Ahmeti përsëriti qëndrimin e theksuar ditë më parë që Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon ndërhyrjen e Brukselit në zgjidhjen e aferës së fundit me përgjimet në Maqedoni në mënyrë që të përfitohet besueshmëria e të gjitha palëve të përfshira në proces

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të premtem në selinë e partisë së tij në Tetovë është takuar me ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Haris Lalakos. Ahmeti dhe Lalakos, siç theksohet në kumtesën e BDI-së, kanë diskutuar mbi zhvillimet politike në Maqedoni dhe Greqi dhe në rajon si dhe për integrimin euroatlantik të vendit dhe rreth kontestit për emrin. Ahmeti përsëriti qëndrimin e theksuar ditë më parë që Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon ndërhyrjen e Brukselit në zgjidhjen e aferës së fundit me përgjimet në Maqedoni në mënyrë që të përfitohet besueshmëria e të gjitha palëve të përfshira në proces. Në lidhje me çështjen e emrit, lideri i BDI-së shprehu pritjen që Qeveria e re në Athinë të angazhohet drejtpërdrejt në tejkalimin e kontestit me Shkupin që po na mban larg nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. “Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah negociata të drejtpërdrejta sa më shpejt që është e mundur midis Maqedonisë dhe Greqisë në mënyrë që të zgjidhet ky problem që do të na mundësonte anëtarësim të menjëhershëm në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Ahmeti. Sipas tij, kjo është alternativa e vetme për vendin tonë që të siguronte paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm si dhe të mundësonte zhvillim ekonomik në vend, bashkë me marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *