Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Sa më shpejtë të përfshihen ndërkombëtarët

Ahmeti:Sa më shpejtë të përfshihen ndërkombëtarët

19 shkurt-Ky shqetësim serioz ka vënë në sprovë institucionet e vendit dhe kapacitetin demokratik, por kjo çështje mund të tejkalohet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe angazhimin shumë serioz dhe të menjëhershëm të Brukselit.Bashkëbiseduesit

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli, ka qëndruar sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ku është pritur nga Kryetari Ali Ahmeti në takimin e tyre të parë zyrtar.Bashkëbiseduesit u zotuan për ta vijuar bashkëpunimin e afërt dhe konsruktiv në drejtim të realizimit të synimit të përbashkët, integrimit të Maqedonisë në komunitetin EuroAtlantik.Kryetari Ahmeti theksoi që puna me Ambasadorin Bejli do të vazhdon aty ku e kemi lënë me Ambasadorin Volers, ndërsa i uroi mirëseardhje Ambasadorit Bejli duke shprehur bindjen që bashkëveprimi në pikat e interesit të ndërsjellë do të intensifikohet edhe më tej.Shqiptarët janë mirënjohës ndaj rolit të SHBA dhe përcaktimi jonë kombëtar EuroAtlantik nuk ndryshon. Kryetari Ahmeti theksoi që pritoritetet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim mbeten integrimi në NATO, fillimi i bisedimeve për anëtarësim në NATO, zbatimi i frymës së marrëveshjes së Ohrit dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira me fqinjët, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale.Të gjitha këto prioritete ndërlidhen dhe mbahen peng nga kontesti i pazgjidhur me fqiun jugor për emrin e vendit tonë. Kjo çështje paraqet shqetësimin tonë kryesor dhe ftojmë Uashingtonin që drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të kyçet në zgjidhjen e problemit midis Athinës dhe Shkupit.Në lidhje me aferën masive të përgjimeve, Kryetari Ahmeti nënvizoi nevojën e veprimit pa emocione dhe me racionalitet si dhe të përfshirjes sa më të shpejtë të komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e dialogut politik si dhe hetimin dhe procedimin e rastit të përgjimeve masive bashkë më autoritetet vendore.Ky shqetësim serioz ka vënë në sprovë institucionet e vendit dhe kapacitetin demokratik, por kjo çështje mund të tejkalohet me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar dhe angazhimin shumë serioz dhe të menjëhershëm të Brukselit.Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth marrëdhënieve midis komuniteteve shumicë, zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit si dhe reformat në vend. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *