Home / Lajme / Maqedoni / Alarmante, për një ditë paraqiten tre persona të zhdukur

Alarmante, për një ditë paraqiten tre persona të zhdukur

02 Shkurt – Tre persona janë paraqitur të shtunën si të zhdukur, nga ana e familjarëve të tyre.

Tre persona janë paraqitur të shtunën si të zhdukur, nga ana e familjarëve të tyre. Kumanovari S.C. (42) nga fshati Nagoriç, e ka paraqitur në polici si të zhdukur bashkëshorten e tij J.C. (31). Ai i ka thënë policisë se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 9 dhe nuk është kthyer më. Si i zhdukur është paraqitur edhe kumanovari 22 vjeçar me iniciale M.M. Zhdukjen e ka paraqitur në polici e ëma e tij A.T.M. e cila ka thënë se M.M. ka dalë nga shtëpia të shtunën rreth orës 17 dhe që atëherë i kanë humbur gjurmët.

Si e zhdukur është paraqitur edhe një vajzë adoleshente nga fshati Bërvenicë i Tetovës. Babai i saj i ka thënë policisë se vajza adoleshente ka lëshuar shtëpinë më 23 janar dhe nuk ëhstë kthyer më.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *