Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i ri SHBA-ve në Maqedoni vjen javën tjetër

Ambasadori i ri SHBA-ve në Maqedoni vjen javën tjetër

4 shkurt-“SHBA-të dhe Maqedonia kanë ndërtuar një partneritet dinamik prej 20 vitesh. Unë synoj t’i përforcoj marrëdhëniet tona dhe ta ndihmoj Maqedoninë të përmbush potencialin e saj si një demokraci e fuqishme, multietnike, prosperuese dhe e integruar plotësisht në komunitetin euro-atlantik”, deklaroi Xhes Bejli

Ambasador i ri i SHBA-së Xhes Bejli, javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Maqedoni. Në një deklaratë prezantuese mbi misionin e tij, Bejli thekson se synon të ndihmojë Maqedoninë në konsolidimin e saj si demokraci e fuqishme, shumë-etnike dhe në përpjekjet për t’u integruar në strukturat euro-atlantike. Ambasadori i ri amerikan gjithashtu shprehet se ndër prioritetet e tij do të jetë intensifikimi i lidhjeve mes nxënësve, studentëve dhe të rinjve të të dyja vendeve. Bejli, është diplomat me një karrierë shumë vjeçare. Ai së fundmi ishte zv/ambasador në Ankara, ndërkaq në Departamentin e Shtetit ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Evropën Jugore.

“SHBA-të dhe Maqedonia kanë ndërtuar një partneritet dinamik prej 20 vitesh. Unë synoj t’i përforcoj marrëdhëniet tona dhe ta ndihmoj Maqedoninë të përmbush potencialin e saj si një demokraci e fuqishme, multietnike, prosperuese dhe e integruar plotësisht në komunitetin euro-atlantik”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së në Maqedoni.
Bejli vjen në vend të ambasadorit të deritanishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Poll Uollers. Më herët ambasadaorë të SHBA-ve në Maqedoni kanë qenë, Filip Riker dhe Gilian Millovanoviç.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *