Home / Lajme / Maqedoni / Arifi viziton firmat që ndotin ajrin në Tetovë

Arifi viziton firmat që ndotin ajrin në Tetovë

13 shkurt-Por derisa komuna e Tetovës vazhdon me vizitat në firmat që plotësojnë kushtet dhe nuk ndotin ambientin, nga lëvizja qytetare Eko Guerilla, porosisin kryetaren që të vizitojë më tepër firmat që nuk posedojnë leje me qëllim që, edhe ata të nxiten në pajisjen e tyre me leje ekologjike.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi bashkë me inspektoratin komunal, kanë vizituar firmat që posedojnë lejen B të integruar, që ka të bëj me ndotjen ekologjike, por edhe përkundër daljes së përditshme të inspektoratit në terren deri më tani ende asnjë firmë nuk është dënuar apo mbyllur për ndotje të ajrit.

“Orientimi im ka qenë që ne sa më tepër të rrisim standardet për punën tonë që bëjmë në ingerencat që i kemi në kuadër të komunës mirëpo angazhimi im si kryetare e komunës së Tetovës shkon edhe në drejtim që të arrihet të bëhet presioni i duhur porsa i përket ndaljes së ndotjes e cila vjen nga ndotësi industrial Jugokrom dhe normal që edhe në atë drejtim ne do kërkojmë të gjitha mundësit që kemi të ndikojmë edhe në atë drejtim”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Por derisa komuna e Tetovës vazhdon me vizitat në firmat që plotësojnë kushtet dhe nuk ndotin ambientin, nga lëvizja qytetare Eko Guerilla, porosisin kryetaren që të vizitojë më tepër firmat që nuk posedojnë leje me qëllim që, edhe ata të nxiten në pajisjen e tyre me leje ekologjike.

“Mendoj se komuna bashkë me inspektoratin duhet ti vizitojnë ata që nuk i plotësojnë kushtet dhe ti detyrojnë ti plotësojnë kushtet, që të shohim prej tyre një angazhim më serioz që punojnë më shumë kundrejt Jugokromit dhe ti detyrojnë ti vendosin ato filtra sepse është bërë veç më e padurueshme. Do doja edhe një herë ti drejtohem zonjës Arifi që të ndikojë sa më shumë tek deputetët e saj sepse si kryetare kemi parë lëvizjet që shpresojmë që së shpejti do realizohen edhe në terren”, tha Arianit Xhaferi, Ego Guerilla.

Xhaferi me këtë rast ka porositur edhe njëherë qytetarët që të ngrenë sa më shumë zërin e tyre kundër helmimit që bëhet nga Jugokromi, sidomos tani kur qeveria duhet ti merr masat pas mbarimit të afatit shtesë që i është dhen Jugokromit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *