Home / Lajme / Rajon / Arrihet marrëveshja për drejtësinë

Arrihet marrëveshja për drejtësinë

10 shkurt-
“Kryeministri Vuçiq dhe kryeministri Mustafa kishin një diskutim përmbajtësor për një spektër të gjerë çështjesh rreth dialogut dhe vlerësuan punën e mbetur”, u shpreh ajo duke shtuar se në ditët e ardhshme, grupet punuese do të mblidhen për ta çuar përpara implementimin.

aundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur me sukses.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vucic, rreth orës 2 të mëngjesit të së martës firmosën marrëveshjen për drejtësinë në pjesën veriore të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesja Federica Mogherini që përmes Twitterit ka njoftuar për marrëveshjen.

“Dy kryeministrat finalizuan marrëveshjen për drejtësinë dhe gjyqësinë në Kosovë duke mbyllur kështu kapitullin e implementimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe e cila në mënyrë substanciale do ta përmirësojë jetën e njerëzve në tere. Unë e përshëndes Isa Mustafën dhe Aleksandar Vuçiqin për këtë të arritur”, tha Mogherini në deklaratë pas takimit.

“Kryeministri Vuçiq dhe kryeministri Mustafa kishin një diskutim përmbajtësor për një spektër të gjerë çështjesh rreth dialogut dhe vlerësuan punën e mbetur”, u shpreh ajo duke shtuar se në ditët e ardhshme, grupet punuese do të mblidhen për ta çuar përpara implementimin.

Sipas ndërmjetësueses evropiane, dy kryeministrat shkëmbyen pikëpamje për rrugën përpara dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar në arritjen e progresit në normalizimin e marrëdhënieve.

Pas takimit kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkohë, kryeministri serb Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.

Ai ka thënë se do të diskutohet në vazhdim edhe pasuritë e Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *