Home / Lajme / Maqedoni / Banorët ankohen për infrastrukturën rrugore

Banorët ankohen për infrastrukturën rrugore

Tetovë, 10 shkurt – Nga ana tjetër kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi thotë se rruga është asfaltuar por për shkak se toka rrëshqet e njejta nuk mund të asfaltohet dhe duhet të gjendet një formë tjetër që të rregullohet.

Banorët e lagjes Drenoc, kërkuan nga kryetarja e komunës që të mos bëjë vetëm premtime, por të njëjtat edhe ti realizojë.

“Është konstatua se prej ujërave është bërë kjo, por porosia ime është që të heq atë frikë shqetësim që të mos ketë dëme të tjera te fqinjët te shtëpitë se lëviz toka” tha një banorë i kësaj lagje, transmeton Televizioni Koha.

“Me rymën me rrugën e shihni vet krejt baltë erdhën e nisën pak dhe thanë në pranver do e bëjnë dhe asgjë. Nuk është asfaltua ju vet e shihni, ajo mundë të thotë ka dy apo tre vite që thotë do vijmë në pranverë dhe më as pranverë asgjë e thotë këtu dhe shkon nuk kthen sërish më. Problem është se na bënë një beton atje poshtë po at beton do e kishim bë vet ne, premtime të mëdha plot e punë aspak”, tha një banorë tjetër, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi thotë se rruga është asfaltuar por për shkak se toka rrëshqet e njejta nuk mund të asfaltohet dhe duhet të gjendet një formë tjetër që të rregullohet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *