Home / Lajme / Rajon / Basha: Mirënjohje SHBA-së për pavarësinë e Kosovës

Basha: Mirënjohje SHBA-së për pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 17 shkurt – Lulzim Basha shkruan në Facebook se, rrugëtimi i Kosovës ende s’ka mbaruar, por rruga që ka zgjedhur ajo është e drejta dhe më e sigurta për kombin.

Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka uruar sot popullin e Kosovës, për 7-vjetorin e Pavarësisë. Ai e quan ditën e sotme, një ditë krenarie dhe gëzimi legjitim, që u arrit me dhimbje dhe krenari, por plot me dinjitet.

“Të dashur vëllezër, sot ne së bashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Unë besoj se në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, është e vyer të kujtojmë me mirënjohje të sinqertë miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë çlirimtare. Mirënjohje të thellë ndaj SHBA ,mikut tonë të madh , mirënjohje NATO-s dhe vendeve mike Evropiane, mirënjohje qeverive të çdo vendi që duke njohur pavarësinë e Kosovës mundësuan realizimin e aspiratës thelbësore të një populli, ëndrrën e lirisë”, shprehet Basha.

Lulzim Basha shkruan në Facebook se, rrugëtimi i Kosovës ende s’ka mbaruar, por rruga që ka zgjedhur ajo është e drejta dhe më e sigurta për kombin.

“Ta përshkojmë së bashku këtë rrugëtim, duke u mbështetur në krahë të njeri-tjetrit, me bindjen se po ecim në rrugën e duhur ,me bindjen se na mbështesin miq të vërtetë, ta përshkojmë këtë rrugë me forcë e dinjitet, me besimin në Zot dhe në virtytet e kombit tonë”, shkruan lideri i PD-së Basha. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *