Home / Lajme / Maqedoni / BDI dënon përgjimet si veprime antiligjore

BDI dënon përgjimet si veprime antiligjore

Tetovë, 10 Shkurt – “Ne po ndjekim me vëmendje zhvillimet politike në vend. Vlerësojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë transparente dhe në rrugë institucionale. Kërkojmë nga të gjithë faktorët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për situatën edhe ashtu të tensionuar politike në vend”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është deklaruar lidhur me publikimin e materialeve të përgjimeve nga ana e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Kjo parti lideri i së cilës ka qenë pjesë e përgjimeve ka theksuar se dënon çdo veprim që bie ndesh me shtetin ligjor dhe të drejtat themelore të qytetarëve, që nënkupton me përgjimet e kryera.

“Ne po ndjekim me vëmendje zhvillimet politike në vend. Vlerësojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë transparente dhe në rrugë institucionale. Kërkojmë nga të gjithë faktorët politik të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për situatën edhe ashtu të tensionuar politike në vend”, thuhet në deklaratën e BDI-së. Në materialin e bisedës së përgjuar protagonistë janë Ali Ahmeti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *