Home / Lajme / Maqedoni / Bejli kërkon transparencë për përgjimet në Maqedoni

Bejli kërkon transparencë për përgjimet në Maqedoni

12 shkurt-
I pyetur për zhvillimet aktuale politike, sidomos për përgjimet e shpalosura nga opozita, ambasadori amerikan Baily nënvizoi se SHBA qëndrojnë pas deklaratës së bërë kohë më parë se janë për hetime të hapura dhe transparente.

Ambasadori i ri amerikan në Shkup, Jess Baily ka kërkuar hetime të hapura dhe transparente për aferën e përgjimeve.

I pyetur për zhvillimet aktuale politike, sidomos për përgjimet e shpalosura nga opozita, ambasadori amerikan Baily nënvizoi se SHBA qëndrojnë pas deklaratës së bërë kohë më parë se janë për hetime të hapura dhe transparente.

“Gjendja politike është e ndjeshme, dhe një procedurë janë hetime që duhet të zbatohen në mënyrë transparente dhe të hapur, duke respektuar plotësisht pavarësinë e gjyqësorit, sundimin e së drejtës, lirinë e medias. Jam i bindur se kjo situatë do të zgjidhet nga qytetarët, liderët politik dhe institucionet e këtij vendi. Autoritetet shtetërore kanë si detyrim për të zgjidhur këtë çështje, duke u bazuar në vlerat e demokracisë dhe aspiratat për anëtarësim në BE”, deklaroi ambasadori i ri amerikan Jess Baily.

Sipas tij, SHBA duan që të shohin Maqedoninë si një vend me demokraci të fuqishme, prosperuese dhe multietnike, të integruar plotësisht në bashkësinë euroatlantike.

“SHBA dhe Maqedonia kanë miqësi të fuqishme, ne ndajmë qëllime të përbashkëta dhe punojmë për zgjidhjen e problemeve nëpër botë për siguri dhe liri më të madhe. SHBA nuk do të donin më shumë se që të shohin Maqedoninë si një demokraci të fuqishme, prosperuese dhe multietnike, plotësisht e integruar në bashkësinë euroatlantike. Unë ndjehem i mirëseardhur në ëtë vend, kam pasur një bisedë të shkëlqyer me presidentin dhe me ministrin e jashtëm. SHBA janë vend mik i vendit tuaj, duke e njohur me emrin kushtetues dhe duke respektuar të drejtën e qytetarëve të saj”, deklaroi ambasadori Baily.

Ambasadori i ri amerikan këto komente i bëri pas dorëzimit të letrave kredenciale tek presidenti i vendit George Ivanov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *