Home / Lajme / Maqedoni / Berliner Zeitung: ‘Maqedonia në rrugën drejt diktaturës’

Berliner Zeitung: ‘Maqedonia në rrugën drejt diktaturës’

25 shkurt-Ndërsa, sa i përket zhvillimeve aktuale, në qendër të vëmendjes së gazetës së Berlinit është afera e përgjimeve dhe se siç shkruhet, qeveria atakon edhe opozitën parlamentare, ndërsa për këtë janë shprehur shqetësime nga autoritetet gjermane.

Çka shkruan gazeta gjermane “Berliner Zeitung” në një speciale të saj të titulluar “Maqedonia në rrugën drejt diktaturës”.

Autori i kësaj speciale, Norbert Mapes – Nidek sjellë një pasqyrë të raportit të pushtetit në Maqedoni ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Janë përshkruar disa raste si të gazetarëve, aktivistëve kundër korrupsionit dhe raste të tjera ku shkilen të drejtat e njeriut, transmeton INA.

Gazeta përshkruan rastin e Aleksandar Dinevskit, një activist antikorrupsioni, i cili siç thuhet që nga shtatori i 2013 është në burg, ndërsa në tetor të 2014 u dënua me katër vite e gjysmë burg, për shkak se siç shkruan gazeta ‘ai në bashkëpunim me ish-drejtorin e Agjencisë për luftën kundër pastrimit të parave kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin se si ishte paguar mito gjatë shitjes së Telekomit të Maqedonisë në vitin 2001. Dinevski këto materiale i`a kishte dorëzuar një gazetari. Por, ai në fund u kap dhe u dënua me bashkëveprimtari kriminale. Ai siç thuhet më tej u dënua sepse i kishte dorëzuar materialet dhe dëshmitë edhe në adresë të institucioneve evropiane, gjegjësisht selisë së BE-së në Shkup.

“Berliner Zeitung” shkruan më tek se në Maqedoni si vend kandidat në BE, veprimet zhvillohen sikur në Bellorusi apo Egjipt, ndërsa sa i përket lirisë së medias, Maqedonia radhitet në vendin e 117 pas Kongos dhe Taxhikistanit, ndërsa është e fundit në Evropë. Rasti i dytë i trajtimit është me gazetarin Zoran Bozhinovski.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve aktuale, në qendër të vëmendjes së gazetës së Berlinit është afera e përgjimeve dhe se siç shkruhet, qeveria atakon edhe opozitën parlamentare, ndërsa për këtë janë shprehur shqetësime nga autoritetet gjermane.

Këto presione të shtuara të pushtetit, kanë bërë që disa shtetas të Maqedonisë të përfitojnë statusin e azilit në Gjermani. Ndër ta siç shkruhet është edhe një oficer policie me përkatësi etnike shqiptare.

“Maqedonia me pozicionimin e saj katastrofal sa i përket të drejtat e njeriut po kalon lehtësisht në raportin me ndërkombëtarët, ndërsa Bashkimi Evropian është future në kurthin e qeverisë së Shkupit. Kryeministri Nikola Gruevski po shfrytëzon dilemën e BE-së sa i përket qasjes së saj lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit. Gruevski në Shkup duke shfrytëzuar këtë dilemë po vepron edhe më hapur në stilin e një diktatori”, thuhet ndër të tjera në gazetën gjermane “Berliner Zeitung”.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *