Home / Sport / Berlusconi nuk e shet Milanin për një miliard euro!

Berlusconi nuk e shet Milanin për një miliard euro!

Klubi i Milanit ka mohuar edhe një herë njoftimet se kompania e Silvio Berlusconit, Fininvest, planifikon të shesë pjesën më të madhe të aksioneve të klubit italian.

Gjatë ditës së hënë, mediat tajlandeze kanë raportuar se investitori Bee Taechaubol ka ofruar një miliard euro për aksionet kontrolluese të shtatë herë kampionit evropian.

Në muajin e kaluar ish-kryeministri italian deklaroi se nuk do ta shesë Milanin, ndërsa të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Fininvest përmes një komunikate të lëshuar në faqen e Rossonerëve.

“Duke reaguar ndaj njoftimeve në media, Fininvest përsërit se nuk është e interesuar që të shesë pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit”, thuhet në kumtesë.

Kompania ka pranuar se subjekte të ndryshme kanë shprehur interesim për partneritet me Fininvestin rreth Milanit, porse ka mohuar të ketë pasur bisedime apo arritje të ndonjë marrëveshjeje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *