Home / Lajme / Rajon / “Big Brother” ka përgjuar dhe akoma do përgjoj

“Big Brother” ka përgjuar dhe akoma do përgjoj

19 shkurt-“Normal, “Big Brother” ka përgjuar dhe akoma gjithçka do të përgjoj. Jo se ka nevojë nga kjo, por thjeshtë, kjo është metoda e tij për ta treguar forcën dhe fuqinë mbi qytetarët e një vendi, posaçërisht mbi të “padëgjueshmit, mbi jo lojalët dhe mbi ata që ankohen kundër pushtetit. Ky qëllim është i akt i tmerrshëm, sepse buron apo i takon komunizmit, totalitarizmit dhe racizmi partiak”, ka vlerësuar kreu i BFIM-së.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman ef. Rexhepi thotë se, përmes përgjimeve masive autoritetet në Shkup po mundohen të vendosin kontroll mbi qytetarët e vendit.

Sipas tij përmes këtyre metodave ata dëshirojnë ta tregojnë fuqinë dhe forcën e tyre për ti frikësuar qytetarët.

Ai ka pyetur se, përse kreu i BFIM-së është gjetur në listën e mbi 20 mijë të përgjuarve, të cilën e publikoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

“Normal, “Big Brother” ka përgjuar dhe akoma gjithçka do të përgjoj. Jo se ka nevojë nga kjo, por thjeshtë, kjo është metoda e tij për ta treguar forcën dhe fuqinë mbi qytetarët e një vendi, posaçërisht mbi të “padëgjueshmit, mbi jo lojalët dhe mbi ata që ankohen kundër pushtetit. Ky qëllim është i akt i tmerrshëm, sepse buron apo i takon komunizmit, totalitarizmit dhe racizmi partiak”, ka vlerësuar kreu i BFIM-së.

Sipas tij, kjo shkelje e Kushtetutës nga ana e institucioneve shtetërore paraqet një akt psikopatik.

“Maqedonia paska qenë e rrezikuar nga 20 mijë kriminelë, terroristë, banditë, Puçist, shkatërrues të vlerave demokratike? Vetëm kualifikimet e tilla mund ti justifikojnë përgjimet, përndryshe vërtetohet konstatimi se ky është një akt psikopatik”, është shprehu ai.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *