Home / Lajme / Maqedoni / Bogdanci: Eksplodim në fabrikën për mbushjen e bombolave, tre viktima

Bogdanci: Eksplodim në fabrikën për mbushjen e bombolave, tre viktima

5 shkurt – Njëri prej të punësuarve, i cili ka marrë djegie dhe lëndime të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit ndërsa punonjësi tjetër është me lëndime më të lehta dhe ndodhet në spitalin lokal.

Tre punonjës e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar nga zjarri i cili shpërtheu sot në mëngjes në fabrikën për bombola gazi “Ballkan gas” në Bogdanc, pas shpërthimit në kapacitetet e fabrikës, konfirmojnë nga policia pas ekspertizës fillestare.
Njëri prej të punësuarve, i cili ka marrë djegie dhe lëndime të rënda është dërguar në klinikat e Shkupit ndërsa punonjësi tjetër është me lëndime më të lehta dhe ndodhet në spitalin lokal.
Shërbimi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin, ndërsa në terren janë ekipe policore, prokurori publik dhe autoritetet komunale.
Sipas njohurive të para, zjarri ka shpërthyer sot rreth orës 08:50 të mëngjesit nga një shkëndi në repartin për mbushjen e bombolave të gazit, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar shqetësim te popullata lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *