Home / Lajme / Maqedoni / ‘Bomba’ do të prekë edhe funksionarët shqiptarë

‘Bomba’ do të prekë edhe funksionarët shqiptarë

Shkup, 08 Shkurt – Publikimi i “bombës” nga ana e LSDM-së opozitare nuk do të lë pa prekur as funksionarët dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni edhe pse ata nuk do të jenë në fokusin e materialeve që posedon partia e Zaevit.

Publikimi i “bombës” nga ana e LSDM-së opozitare nuk do të lë pa prekur as funksionarët dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni edhe pse ata nuk do të jenë në fokusin e materialeve që posedon partia e Zaevit. Këtë në mënyrë indirekte e ka paralajmëruar nënkryetarja e kësaj partie Frosina Remenski edhe në emisionin e fundit ‘Rruga drejt’ në Alsat-M.

Në gjithë ato dëshmi që i keni për krime të mundshme të nëpunësve shtetërorë janë të përfshirë edhe funksionarët shqiptarë të cilët janë në pozita udhëheqëse apo ata do të kursehen në gjithë këtë ngjarje?

“Qeverisje koalicioni do të thotë edhe bashkëpunim. Mendoj se thash mjaftueshëm”, tha Frosina Remenski, LSDM.

Analistët nga ana tjetër thonë se subjektet shqiptare nuk duhet të jenë indiferentë sa i përket situatës së re politike të krijuar në vend. Heshtja e tyre për rastin “Puçi’ është veprim i gabuar. Sipas ish deputetit Ismet Ramadani, partitë shqiptare gjithashtu bëjnë gabim që heshtin edhe rreth përpjekjes së Prokurorisë që të pengojë mediat të publikojnë materialet që do shpalosë LSDM-ja, dhe të gjitha forcat e tjera destruktive siç shprehet ai, që tentojnë të pengojnë zbardhjen e materialeve të Zaevit.

“Partitë politike shqiptare duhet të bëjnë dallimin e qartë. A janë në anën e zhvillimeve demokratike, pa korrupsion, pa manipulime, pa skandale, pa ngulfatje të demokracisë, pa ndikim partiak dhe politik në gjyqësi. Nëse duan kështu të rreshtohen atëherë do të kalojnë më lehtë në krejt këtë që do të ndodh, por nëse eventualisht janë të implikuar në segmente të ndryshme atëherë do të marrin përgjigjen e duhur, së pari dënimin nga qytetarët shqiptarë pastaj të gjitha ato procedura që do t’i ndjek gjyqësia”, deklaroi Ismet Ramadani, analist.

Që nga shpërthimi i aferës rreth rastit ‘Puçi’ një javë ma parë, BDI-ja ka reaguar vetëm nëpërmjet një komunikate më të cilën kërkonte transparencë dhe paanshmëri në procesin gjyqësor kundër liderit të opozitës Zoran Zaev. Ndërkohë që nga PDSH-ja e Menduh Thacit nuk ka pasur asnjë prononcim për rastin “Puçi” e as për paralajmërimet e kreut të opozitës, Zoran Zaev për publikim të aferave kundër funksionarëve të lartë shtetërorë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *