Home / Lajme / Botë / Danimarkë, vritet i dyshuari si autor i dy sulmeve në Kopenhagen

Danimarkë, vritet i dyshuari si autor i dy sulmeve në Kopenhagen

Kopenhag, 16 Shkurt – Policia daneze njoftoi se ka vrarë të dyshuarin si autor të dy sulmeve në Kopenhagen ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën pesë oficerë policie.

Personi i dyshuar mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në rajonin e Norrebros. Sipas mediave vendase, i dyshuari iu përgjigj me armë thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar. Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjen e për pasojë agresori mbeti i vrarë. Policia ka bërë të ditur se autori ishte një 22 vjeçar i lindur në Danimarkë dhe me të kaluar të dhunshme. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Viktima besohet se është autor i të dyja sulmeve, që përfshinë fillimisht një ambient publik ku karikaturisti suedez Lars Vilks, vizatimet e të cilit në 2007 shkaktuan protesta në vendet muslimane, po mbante një seminar mbi lirinë e shprehjes dhe atë pranë një sinagoge.

Në sulmin e parë një pjesëmarrës në seminar gjeti vdekjen si pasojë e 40 të shtënave me armë zjarri në drejtim të ambientit dhe tre policë u plagosën, ndërsa në sulmin e dy një hebre u vra dhe dy policë u plagosën pranë një sinagoge në Kopenhagen.

Pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga karikaturisti suedez, Vilks, i kërcënuar disa herë për shkak të karikaturave të tij me Profetin Muhamed, ishte edhe ambasadori francez në Danimarkë.

Si Vilks ashtu edhe ambasadori francez nuk pësuan asnjë lëndim nga sulmi.

Ndërkohë, autoritetet daneze kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse personi i vrarë në operacionin masiv policor që pasoi sulmet vepronte i vetëm apo është ndihmuar nga të tjerë që mund të paraqesin rrezikshmëri për sigurinë e vendit.

Sulmet që mbërrijnë pak më shumë se një muaj pas atyre të regjistruara në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona, u cilësuan nga Kryeministrja denze, Helle Thorning-Schmidt si “akte cinike terrori”.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *