Home / Lajme / Maqedoni / Deklarata e Prokurorisë, shqetëson edhe ambasadën e SHBA-së në Shkup

Deklarata e Prokurorisë, shqetëson edhe ambasadën e SHBA-së në Shkup

6 shkurt-atën e 3 shkurtit, ku do të identifikohen rrethanat specifike në të cilat një informatë duhet të trajtohet si sekret zyrtar, dhe të shpjegohet se në ç’mënyrë gazetarët do të dinë kur vlejnë rrethana e tilla” thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Shkup

Ambasada amerikane në Shkup reagon ndaj komunikatës së prokurorisë publike për ndalimin e publikimit të materialeve që mund të jenë objekt i procedurave të mëtejshme penale. “Mediat e lira janë bazë e një shoqërie demokratike dhe luajnë rol kritik në prezantimin e informatave që janë në interes të publikut, përfshirë edhe informacionet për abuzime të mundshme të autoritetit е që mund të rezultojnë me procese penale kundër figurave publike. Jemi të shqetësuar se deklarata e Zyrës të Prokurorit Publik mund të keqinterpretohet nga mediat në Maqedoni si porosi se ato nuk duhet të kryejnë këtë rol të rëndësishëm. Inkurajojmë autoritetet të sigurojnë arsyetim të qartë ligjor për deklaratën e 3 shkurtit, ku do të identifikohen rrethanat specifike në të cilat një informatë duhet të trajtohet si sekret zyrtar, dhe të shpjegohet se në ç’mënyrë gazetarët do të dinë kur vlejnë rrethana e tilla” thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Shkup

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *