Home / Lajme / Maqedoni / Diplomatët e huaj druajnë se mund të jenë përgjuar?

Diplomatët e huaj druajnë se mund të jenë përgjuar?

7 shkurt-Raportet për vitin 2013 dhe 2014 paralajmëruan në mundësinë e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, të shkaktuara nga bllokimi këmbëngulës grek i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Ambasadori italian në vend Ernesto Masimo Bellelli duke iu referuar deklaratave të liderit të LSDM-së Zoran Zaev në intervistën për Radio Evropa e Lirë, e cila do të publikohet të dielën, tha se ambasadorët e huaj në Maqedoni kanë qenë viktimë të përgjimitBëhet fjalë për disa ambasadorë të akredituar në vend dhe një pjesë e diplomatëve të cilët janë larguar nga Maqedonia. Bellelli tha se ka biseduar me kolegët e tij nga kori diplomatik i BE-së për mundësinë e tillë dhe se për këtë janë shumë të shqetësuar, edhe pse për momentin nuk kanë dëshmi për një gjë të tillë.Ndwrkaq, administrata amerikane nuk e numëron Maqedoninë në vlerësimin për kanosje në botë – raport të cilin e përgatit Drejtoria e zbulimit kombëtar (DNI) për atë se cilat shtete mund të jenë burim i krizave në vitin që vjen. Gjatë dy viteve të kaluara Maqedonia ishte pjesë e këtij raporti, por me raportin e fundit të prezantuar dje, Maqedonia më nuk është midis vendeve të cilat mund të ballafaqohen me kriza.Në raportin, i cili përqendrohet në sajber kanosjet, luftën në Ukrainë dhe luftërat nëpër Lindjen e Afërt, Ballkan aspak nuk është theksuar si rajon i cili mund të gjenerojë kriza gjatë vitit 2015. Bosnja, Serbia dhe Kosova rregullisht numëroheshin në këtë raport, si burime kryesore të jostabilitetit në rajon, ndërsa gjatë disa viteve të fundit janë theksuar edhe Shqipëria dhe Maqedonia, për shkak të paraqitjes së tensioneve politike. Raportet për vitin 2013 dhe 2014 paralajmëruan në mundësinë e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, të shkaktuara nga bllokimi këmbëngulës grek i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *