Home / Lajme / Maqedoni / Do të zhvillohet qasja LEADER për zhvillim ekonomik në Pollog

Do të zhvillohet qasja LEADER për zhvillim ekonomik në Pollog

24 shkurt-
Qasja LEADER është iniciativë e BE-së për mbështetje të projekteve për zhvillim rural të inicuara në nivel lokal me qëllim të revitalizimit të rajoneve rurale dhe krijim të vendeve të punës.

Në komunat në rajonin e Pollogut sot do të fillojë implementimi i qasjes LEADER për zhvillim ekonomik lokal.

Bëhet fjalë për projekt të USAID-it për ekspanzion të bizneseve të vogla, i bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, në ppartneritet me MDC-Ti.net.

Qasja LEADER është iniciativë e BE-së për mbështetje të projekteve për zhvillim rural të inicuara në nivel lokal me qëllim të revitalizimit të rajoneve rurale dhe krijim të vendeve të punës.

Në manifestim fjalime do të kenë drejtori i USAID Maqedoni Xhems Stain dhe kryetarët e Tetovës dhe Bogovinës, Teuta Arifi dhe Hazbi Idrizi.

Projekti i USAID-it për ekspanzion të bizenseve të vogla në vitin 2013 dhe 2014 e vendosi këtë qasja në Pellagoni dhe në rajonin verilindor dhe informoi dy grupe aksionale lokale. Këto grupe në rajonin e Manastirit dhe Resnjës i bashkuan sektorin privat. publik dhe civil rreth problemeve të përbashkëta të lidhura me zhvillimin ekonomik lokal. Grupet aksionale veçmë punojnë në zhvillimin dhe realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik, duke përfshirë edhe studim i cili do t’u ndihmojë prodhuesve të mollës nga Resnja për përpunim të mollëve dhe lëngjeve të mollës ose koncentrat.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *