Home / Lajme / Botë / Dubai: Ndërtesa më e lartë e banimit në botë përfshihet nga flakët (VIDEO)

Dubai: Ndërtesa më e lartë e banimit në botë përfshihet nga flakët (VIDEO)

21 Shkurt – Një zjarr masiv ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë, në Dubai.

Një zjarr masiv ka përfshirë një nga ndërtesat më të larta të banimit në botë, në Dubai.

Zjarri sipas medieve lokale, ka shpërthyer në katin e 50-të të ndërtesës së lartë 336 metra.

Zjarri raportohet të ketë filluar në mes të kullës, dhe u përhap me shpejtësi në rreth 15 kate.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa ende nuk raportohet për viktima.

Një nga të pranishmit u tha medieve se skena të jepte përshtypjen sikur një “Titanik që po fundosej”.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë rrethuar zonën dhe po evakuojnë edhe banorët e ndërtesave përreth.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *