Home / Lajme / Rajon / Eduarta Gashi : ” Në Kosovë, vajzë me famë, tani shpreson ti pranohet azili në Bonn “

Eduarta Gashi : ” Në Kosovë, vajzë me famë, tani shpreson ti pranohet azili në Bonn “

28 Shkurt – Bukuroshja Eduarta Gashi nga Kosova që u shpall miss Dardania kërkon azil në Bonn të Gjermanisë

Bonn : Eduarta 17 vjeçe, bukuroshe, inteligjente dhe e famshme në vendlindjen e saj, në Kosovë. Para 1 vit e gjysmë është zgjedhur ” Miss Dardania “, duke shpresuar për një jetë më të mirë për të dhe Familjen e saj.

Ide e gabuar : ka dy javë që ” mbretesha e bukurisë ” jeton me prindërit dhe vëllezërit e saj në një kamp azilantësh në Muffendorf të Gjermanisë.

– Sytë e saj shkëlqejnë, kur ajo i tregon EXPRESS-it fotot e saj të mëparshme nga Smartfoni i sajë me ekran të copëtuar. Pas konkursit për ” Miss Dardania “, kishte disa sesione fotografimi dhe shumë premtime ,, por asnjëherë nuk ka marrë asnjë qindarkë “, thotë Eduarta Gashi e trishtuar me një gjermanishte gjysmake.
Ajo dhe vëllai i saj Driloni (15) janë të lindur ne Geldern ( Kreis Kleve ) të Gjermanisë. Në atë kohë prindërit e saj Bajrami (57) dhe Melihati (47), kanë jetuar për tetë vite në Gjermani si refugjatë të luftës.

“U kthyem vullnetarisht në vendlindje, për të filluar një jetë të re “, thotë babai Bajram.

Në Kosovë, Blertoni i vogël (10), e kompletojë familjen, por problemet financiare u ngritën. Bajrami me profesion është montues ngrohje, mbeti i pa punësuar. “Herën e fundit nuk mbetën as para, për ti dërguar fëmijët në shkollë, ” thotë ai. Kurse të gjithë ishin të zellshëm dhe Eduarta nxënëse shembullore më e mira e klasës. Por tre muaj para përfundimit të shkollës së mesme ( Mbrëmjes së maturës ), rezervat të fundit financiare të familjes u harxhuan. Familja Gashi, vendosën të provojnë fatin edhe një herë në Gjermani.

– Para 3 javësh nëpërmjet Hungarisë arritën deri këtu, dhe u dërguan në një kamp azilantësh në Muffendorf të Bonn-it. Aty shpresuan që t’iu pranohet kërkesa e azilit por ishte e kotë.

Të mërkurën, iu është refuzuar kërkesa. Tani iu mbet vetëm ankesa/apelimi. Ata sërish kanë shpresë dhe për këtë bukuroshja thotë “Dua pa tjetër të rri këtu dhe të studiojë Matematikën ” thotë Eduarta.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *