Home / Lajme / Maqedoni / ‘Eja’ kërkon dorëheqjen e Todorovit

‘Eja’ kërkon dorëheqjen e Todorovit

19 shkurt-‘Eja’ kërkoi përgjegjësi jo vetëm nga Ministri Todorov, por edhe drejtorët e Fondit të Shëndetësisë Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi si dhe zv/drejtorin dhe drejtoren e Komisioneve të shkallës së parë dhe të dytë, Vlladimir Popovski dhe Aspazija Sofijanova.

Platforma për politikë qytetare ‘Eja’ kërkoi përgjegjësi nga fajtorët për vdekjen e Tamarës së vogël. Përpara Ministrisë së Shëndetësisë ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë që viktimat e regjimit populist siç thanë, të lihen në harresë. Nga iniciativa ‘Eja’ kërkuan përgjegjësi nga Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili siç thanë gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin publik se fondi i Shëndetësisë do ta mbulonte mjekimin e Tamarës. ‘Eja’ kërkoi përgjegjësi jo vetëm nga Ministri Todorov, por edhe drejtorët e Fondit të Shëndetësisë Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi si dhe zv/drejtorin dhe drejtoren e Komisioneve të shkallës së parë dhe të dytë, Vlladimir Popovski dhe Aspazija Sofijanova. Ndërkaq, sot edhe Komiteti i Helsinkit dorëzoi paditë kundër ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe drejtorëve të Fondit të Shëndetësisë për veprim të papërgjegjshëm në rastin e Tamarë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *