Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Diplomatet ndezin alarmin! Seriozisht të brengosur dhe shqetësuar për situatën

Ekskluzive: Diplomatet ndezin alarmin! Seriozisht të brengosur dhe shqetësuar për situatën

5 shkurt-Ne këtë takim është analizuar situate e re e krijuar në vend dhe janë shqyrtuar të gjitha mundësit dhe pasojat që mund të dalin nga kjo situatë . Sipas burimeve të larta diplomatët e huaj kanë ndezur alarmin mbi seriozitetin e situatës në vend.

Ambasadorët e vendeve të BE dhe vendeve anëtare të NATO-s në vend siç mësohet nga burime diplomatike në takimin e mbrëmshëm kanë shfaqur shqetësimin e tyre serioz për situatën në vend . Takimi është thirrur dhe ka qenë I fokusuar vetëm mbi rastin “PUÇ” në të cilin kryeministri Gruevski akuzoi liderin e opozitës Zaev për kërcënim dhe grusht-shtet.

Ne këtë takim është analizuar situate e re e krijuar në vend dhe janë shqyrtuar të gjitha mundësit dhe pasojat që mund të dalin nga kjo situatë . Sipas burimeve të larta diplomatët e huaj kanë ndezur alarmin mbi seriozitetin e situatës në vend. Ata janë seriozisht të shqetësuar dhe brengosur për situatën.

Në reagimet e para zyrtare që kishin ata pas pres konferencës së kryeministrit Nikolla Gruevski, u bën thirrje institucioneve maqedonase që ti hetojnë këto akuza serioze në një proces transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku kuptohet, e rëndësishme është prezumimi i pafajësisë. Shqetësimi tjerë serioz që kanë shprehur diplomatët janë marrëdhëniet ndëretnike në vend e që në këtë rast dikush mund ti keqpërdor për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga rasti në fjalë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *