Home / Lajme / Maqedoni / Era e gazit shqetëson tetovarët

Era e gazit shqetëson tetovarët

24 shkurt-Komuna e Tetovës është maksimalisht e përkushtuar në luftën kundër ndotjes së ajrit ambiental , andaj apelojmë dhe inkurajojmë qytetarët, që në çdo kohë të raportojnë për situata të tilla, përfshirë këtu edhe rastet kur kemi të bëjmë me ndotës potencial që veprojnë jashta kufijve komunal të komunës së Tetovës, siç edhe ishte rasti i mbrëmshëm në fshatit Pallçisht”, thuhet në reagimin e komunës së Tetovës, transmeton Tv Koha.

Qytetarët e Tetovës dhe më gjërë të hënën mbrëma kanë alarmuar se kundërmon erë e rëndë gazi në ajër. Qytetarë të shumtë edhe përmes profileve të tyre në rrjetet sociale por edhe në linjën telefonike 0800 55 043 kanë denoncuar këtë dukuri jo të zakonshme. Krahas ndotjes së ajrit të hënën mbrëma ata kanë theksuar se erë e rëndë e “Gazit” me orë të tëra është ndjerë në këtë qytet, informon Tv Koha.

Pas denoncimeve në linjën telefonike në komunën e tetovës për erë të gazit, sot ka dalur me komunikatë komuna e Tetovës. Në reagim thuhet. “Natën e mbëmshme ne SOS linjën ekologjike të inspektoratit komunal të Tetovës (0800 55 043), si dhe në ueb modulin Tetova Eko Raport, ka pasur mbi 100 denoncime nga ana e qytetarëve për një erë të paidentifikuar gazi e cila kishte kapluar qytetin e Tetovës dhe rrethinën.Pas alarmimit të situatës, inspektorët komunal të ambientit jetësor kanë dalë në terren, gjegjësisht në vendbanimin Reçicë e e Vogël dhe fshatin Reçicë e Madhe, me çrast është konstatuar se gazi dhe ndotësi potencial i ajrit nuk vjente nga kjo zonë, por i njëjti kishte burimin nga një uzinë përpunuese të vajrave mekanik në fshatin Pallçisht, e cila ende nuk ishte pajisur me leje pune nga ana e Ministrisë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor. Sipas të dhënave që morrëm nga inspektorati shtetëror i ekologjisë, pas inspektimit të kryer, fabrika në fjalë mbrëmë ka kryer prova të 2 reaktorëve prodhues dhe si pasojë e këtij veprimi është karakteristike era të cilën e kanë ndier qytetarët e Tetovës, por e cila nuk ka pasoja të dëmshme për shëndetin e tyre.Të vetëdijshëm për situatën e ndotjes me të cilën po përballemi, komuna e Tetovës është maksimalisht e përkushtuar në luftën kundër ndotjes së ajrit ambiental , andaj apelojmë dhe inkurajojmë qytetarët, që në çdo kohë të raportojnë për situata të tilla, përfshirë këtu edhe rastet kur kemi të bëjmë me ndotës potencial që veprojnë jashta kufijve komunal të komunës së Tetovës, siç edhe ishte rasti i mbrëmshëm në fshatit Pallçisht, dhe e gjithë kjo me të vetmin qëllim për senzibilizim të situatës dhe inkurajim të reagimit sa më të shpejtë dhe ekspeditiv të institucioneve përgjegjëse”, thuhet në reagimin e komunës së Tetovës, transmeton Tv Koha.

Megjithatë në rrjetet sociale është përhapur një informacion se një fabrikë për përpunimin e vajrave ka filluar të punojë që mbrëmë dhe era pikërisht vjen nga kjo fabrikë, gjegjësisht e locuar në atarrin e fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës. Me këtë rast nga drejtuesit e fabrikës është theksuar se fabrika ende nuk ka filluar me punë dhe është në pritje të lejes nga Ministria e Ekologjisë.

“Ne nuk jemi duke punuar, akoma nuk kemi filluar me punët tona, ju e shihni se fabrika ende nuk është gati për të filluar me punë dhe një fabrikë nuk mundet të ndotë ajrin pa filluar ende të punojë. Ne jemi komplet projekt ekologjik, me filtra dhe me pastrimin e të vajrave dhe jemi e kundërta e atyre që ndotin. Jemi në pritje të liçencës dhe të fillojmë me punë. Kjo fabrikë konkretisht është për të pastruar vajin e ndotur dhe në Maqedoni përfafërsisht 15 mijë litra në vit hudhet në kanalizimit dhe ne e pastrojmë atë vaj. Ky vaj pastrohet dhe e kethejmë në industri si të pastër dhe normal dëshirojmë që të kemi ambient të pastër”, theksoi për Televizionin Koha Rashit Gjyler Jus, pronarë i fabrikës Ant Energy në fshatin Pallçisht, njofton Tv Koha.

Gjatë ditës në këtë fabrikë kanë qëndruar edhe inspektorë të ministrisë së Ekologjisë nga Shkupi të cilët kanë konstatuar se fabrika ende nuk është në funksion dhe pret leje nga Ministria e Ekologjisë por natën mes 23 dhe 24 shkurtit në këtë fabrikë janë bërë prova dhe janë aktivizuar reaktorët. “Pas vizitës së inspektorëve të Ministrisë së Ekologjisë, është konstatuar se natën mes 23 dhe 24 shkurtit është bërë provë e reaktorëve pa u njoftuar inspektorati. Prandaj për këtë kompani do të iniciohet edhe procedurë adekuate ”, ka thënë Sasho Sekullovski zëdhënës i Ministrisë së Ekologjisë. Pas kësaj situate ka reaguar edhe Lëvizja Eco Guerilla, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *