Home / Lajme / Maqedoni / Familja Murtezani: Të ndërpriten të gjitha aktivitetet për donacion (FOTO)

Familja Murtezani: Të ndërpriten të gjitha aktivitetet për donacion (FOTO)

23 Shkurt – Pas hapjes së llogaris për transfer të mjeteve financiare që do të ndihmonin procedurën e bartjes së kufomës së Ardonit Murtezanit nga SHBA për në Tetovë ka reaguar xhaxhai Ardonitit në profilin e tij në facebook.

Pas hapjes së llogaris për transfer të mjeteve financiare që do të ndihmonin procedurën e bartjes së kufomës së Ardonit Murtezanit nga SHBA për në Tetovë ka reaguar xhaxhai Ardonitit në profilin e tij në facebook.
Burim Murtezani shkruan:

Të nderuar miq,
Në emër të vëllaut tim Lulzimit dhe familjes tonë të ngushtë,
ju njoftojmë se me rastin e vdekjes tragjike të birit tonë Ardonit Murtezani – në qytetin Indianapolis të Amerikës, për familjen tonë, të nevojshme dhe të mjaftueshme janë ngushëllimet, lutjet dhe ndarja e dhimbjes që kemi.
Me vetiniciativën e tyre, shumë dashamirë, kanë kontribuar me donacione financiare. Ju falemnderojmë të gjithëve , por, kërkojmë të ndërpriten të gjitha aktivitetet e tilla nëpër rrjetet sociale dhe portalet informative.
Ju lutemi ta shpërndani këtë njoftim !

Përndryshe deri në këto momente në llogarin për donacion që menaxhohet nga Visar Salihu janë grumbulluar gjithësej 12.736 dollar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *