Home / Lajme / Maqedoni / Filloi publikimi i bombave nga Zoran Zaev, ja çfarë thotë

Filloi publikimi i bombave nga Zoran Zaev, ja çfarë thotë

Shkup, 09 Shkurt – Zaev: Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit

Ja çka tha Zave në fillim të pres konferencës: “Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, pas këtij operacioni qëndrojnë Gruevski dhe njerëzit rreth tij. Bëhet fjalë për përgjim masovik dhe jolegal nga të punësuar në shërbimet sekrete .

Kemi parashtruar padi kundër Sasho Mijallkovit, Goran Grujovskit nga sektori i pestë në DSK. Mbi 300 biseda të mija, për katër vite”, transmeton “Lajm”. Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit

Në vazhdim të pres konferencës Zaev ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, biznesmenë, deputetë, politikanë, gazetarë. Vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nuk janë përgjuar. “Na kanë përgjuar edhe kemi biseduar me fëmijët tanë”, tha Zaev duke theksuar se me këtë është shkelë privatësia e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *