Home / Lajme / Maqedoni / Fushatë propaganduese antikosovare në Maqedoni

Fushatë propaganduese antikosovare në Maqedoni

12 shkurt-Zëdhënësja Marija Jakovlevska nuk saktësoi se cili është numri i kosovarëve, por tha vetëm se në 10 ditët e fundit kanë hyrë 2.000 deri 3.000 të huaj, mes të cilëve, siç u shpreh, ndoshta mund të ketë edhe shtetas kosovarë.

Në portale të ndryshme maqedonase dhe rrjete sociale po zhvillohet një fushatë e ashpër kundër shqiptarëve të Kosovës.

Një fushatë shpifëse tani propagandon se gjoja biznesmenë të pasur nga Kosova dhe qytetarë të tjerë po blejnë masivisht shtëpi dhe apartamente në Maqedoni, kryesisht në Maqedoninë Lindore, .

Spekulimet e tilla thonë se gjoja 80 për qind e ndërtimeve të reja, kryesisht apartamente në Gostivar dhe Tetovë janë blerë nga shtetas të Kosovës. Kjo siç propagandohet kryesisht nga media proqeveritare mund të paraqes kërcënim për vendin.

“Çdo valë e re e shqiptarëve nga Kosova apo Shqipëria paraqet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Kjoa valë e emigrantëve rrezikon edhe të drejtat bazë të qytetarëve maqedonas dhe përbën një tentim për pastrim etnik. Mjafton të krahasohen regjistrimet e popullsisë së vitit 1981 dhe 2002, kun ë masë të madhe në Çair, Butel, Gazi Babë, Tetovë, Strugë janë shpërngulur shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria”, shkruajnë portale dhe media maqedonase. Sipas këtij lajmi të lansuar, kërkohet që Qeveria e vendit të hartojë një strategji për t`u mbrojtur nga emigrantët nga Kosova.

Ministria e Punëve të Brendshme mohoi të ketë rritje të fluksit të shtetasve kosovarë që hyjnë në Maqedoni.

Zëdhënësja Marija Jakovlevska nuk saktësoi se cili është numri i kosovarëve, por tha vetëm se në 10 ditët e fundit kanë hyrë 2.000 deri 3.000 të huaj, mes të cilëve, siç u shpreh, ndoshta mund të ketë edhe shtetas kosovarë.

“Ky numër është normal për këtë periudhë të vitit. Sipas të dhënave që kam, nuk ka shtim të kalimeve në vendin tonë gjatë muajit janar. Shërbimet tona gjithashtu nuk kanë vënë re shtim të shtetasve kosovarë që qëndrojnë në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë”, tha zëdhënësja e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *