Home / Lajme / Maqedoni / ‘Gazetari’ kontrovers maqedonas ofendon rëndë edhe kosovarët

‘Gazetari’ kontrovers maqedonas ofendon rëndë edhe kosovarët

28 Shkurt – “E falënderoj Nikolla Gruevskin dhe Mile Janakievskin që nuk lejuan që në Autokomandën Maqedonase, Fiat Canoski të ndërtojë monstrum ku do të vendoseshin kosovarë dhe njerëz nga Lugina e Preshevës.

Pas publikimit të bombës së pestë të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar edhe i ashtuquajturi gazetari kontrovers i Kanal 5, Milenko Nedelkovski i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare. Ai në rrjetin e tij të Facebook-ut ka ofenduar rëndë edhe shqiptarët e Kosovës, njofton TetovaSot.

“E falënderoj Nikolla Gruevskin dhe Mile Janakievskin që nuk lejuan që në Autokomandën Maqedonase, Fiat Canoski të ndërtojë monstrum ku do të vendoseshin kosovarë dhe njerëz nga Lugina e Preshevës. Falënderoj që nuk lejuan paratë e nëntokës shqiptare të Kosovës të pastrohen me aktivitete ndërtimore në Maqedoni”, ka shkruar Nedelkovski përmes Facebook.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *