Home / Lajme / Rajon / Gjermania nis me kthimin masiv të kosovarëve, nisen aeroplanët e parë

Gjermania nis me kthimin masiv të kosovarëve, nisen aeroplanët e parë

18 shkurt-
“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive”, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU,

Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aeroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë.

“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive”, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU, shkruan albinfo.

“Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“. Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan welt.de.

Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm ë Bavari.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *