Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nuk pranon as qeveri teknike as zgjedhje të parakohshme

Gruevski nuk pranon as qeveri teknike as zgjedhje të parakohshme

25 shkurt-Sipas tij, përgjimet janë bërë në disa lokacione në qendër të Shkupit një në hapësirë prej 2 kilometrave. Ai tha se përgjimet janë bërë në mes orës 12 dhe 16.00 dhe janë përgjuar vetëm krerët e shtetit.

Kryeministri Nikolla Gruevski në një pres konferencë sot në qeverinë e Maqedonisë ka dhënë detaje për aferën Puç. Ai ka theksuar në kabinetin e tij qeveritarë nuk është inçizuar por vetëm në rastin kur Zoran Zaev ka qenë në masa të veçanta hetuese. Gruevski në një pres konferencë e cila ka zgjatur rreth një orë, për dorëheqjet eventuale të funskionarë ka thënë se nuk duhet që shpejtojnë.Sipas tij, institucionet e kryejnë punën e tyre me përkushtim dhe në fund procedura në prokurori do të tregojë se kush ka patur të drejtë. “Unë e di se me cilët shërbime të huaja kanë komunikuar ata, dhe aq mund të them për opinion”, tha Gruevski, pa dhënë sqarime se kush është ky shërbim i huaj, njofton Tv Koha. Sipas tij, ky rast duhet të ketë përfundim institucional dhe të drejtë, por edhe politik.Kryeministri lidhur me angazhimin e ndonjë ndërmjetësuesi për të tejkaluar këtë situatë ka thënë se është i mirëseardhur çdo kush që ka qëllime të mira të ndihmojë.Sipas tij, ka njerëz të cilët janë arrestuar dhe të cilët dyshohet se me ndihmën e shërbimeve të huaja kanë bërë përgjime dhe kanë krijuar përgjime, duke drejtuar gishtin ndaj ish shefit të shërbimit sekret Zoran Verushevski dhe dy puntorëve të MPB-së të cilët sipas tij kanë pranuar se kanë punuar për shërbimet e huaja. Por ai ka thënë se nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme por as qeveri teknike, transmeton Tv Koha. “Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të pranojë qeveri teknike.Zaev duhet që të lodhet me projekte dhe me ide që të fitojë në zgjedhje të rregullta”, tha Gruevski, njofton Tv Koha. Ai ka thënë se përgjimet janë bërë me pajisje shumë moderne nga njerëz në Maqedoni por Zaevi deri tek ata ka arritur kah mesi i vitit 2014. Kryeministri ka thënë se pranon dialog por vetëm në parlament dhe LSDM duhet të kthehet sepse është zgjedhur nga qytetarët për të qenë në parlament. Sipas tij, përgjimet janë bërë në disa lokacione në qendër të Shkupit një në hapësirë prej 2 kilometrave. Ai tha se përgjimet janë bërë në mes orës 12 dhe 16.00 dhe janë përgjuar vetëm krerët e shtetit. I pyetur se takimi me Han ka ndodhur në selinë e BE-së në Shkup ai tha se për shkak të kohëzgjatjes takimi ka ndodhur atje, ndërsa nuk është përgjigjur në pyetjen se a është rënuar sistemi i sigurisë në vend, duke nënvizuar se një gjë të tillë nuk ka dhe shteti ka kapacitete të përballet me të gjitha situata. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *